Shikimi i fotove dhe videove
Përdoreni aplikacionin e Albumit për të parë fotot dhe për të riprodhuar videot që keni
nxjerrë me kamerën ose për të parë përmbajtje të ngjashme që keni ruajtur në pajisjen
tuaj. Të gjitha fotot dhe videot shfaqen në një tabelë sipas rendit kronologjik.
1
Takoni ikonën për të hapur menynë e ekranit fillestar të Albumit
2
Shihni opsionet e menysë
3
Një panoramë e të gjitha imazheve tuaja ose të atyre që shtuat tek të preferuarat
4
Tërhiqni anën e majtë të ekranit djathtas për të hapur menynë e ekranit fillestar të Albumit
5
Data e objekteve në grup
6
Trokitni lehtë mbi një foto ose video për ta parë
7
Lëvizni lart ose poshtë për të parë përmbajtjen
Për të parë fotot dhe videot
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Albumi.
3
Trokitni lehtë mbi një foto ose video që dëshironi të shihni, pastaj trokitni lehtë mbi
Albumi > Vetëm një herë.
4
Goditni lehtë majtas për të parë foton ose videon pasardhëse. Goditni lehtë
djathtas për të parë foton ose videon paraardhëse.
Nëse dëshironi të ndryshoni një aplikacion që e keni zgjedhur si të paracaktuar për të hapur
gjithmonë fotot ose videot, trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Aplikacionet dhe rrëshqisni shpejt mbi
skedën
Të gjitha, pastaj përzgjidhni aplikacionin dhe trokitni lehtë mbi Pastro të paracaktuarat
nën
Nis sipas default.
Nëse orientimi i ekranit nuk ndryshon automatikisht kur e ktheni pajisjen anash, shenjoni
kutinë e zgjedhjes për
Vetërrotullo ekranin nën Cilësimet > Ekrani > Rrotullimi i ekranit.
Për të ndryshuar madhësinë e miniaturave
•
Kur shihni miniaturat e fotove dhe videove tek Albumi, largoni nga njëri-tjetri dy
gishtat për ta zmadhuar ose bashkojini dy gishtat për ta zvogëluar.
Për të bërë zoom në një foto
•
Kur jeni duke parë një foto, ndani dy gishtat për të zmadhuar ose bashkojini dy gishtat
për të zvogëluar.
89
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të parë një panoramë të fotove tuaja
1
Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritet e veglave, pastaj
takoni >
Paraqitja e diapozitivave për të filluar riprodhimin e të gjitha fotove në
një album.
2
Takoni një foto për t'i dhënë fund panoramës.
Për të parë një panoramë të fotove tuaja me muzikë
1
Kur jeni duke parë një foto, takoni ekranin për të shfaqur shiritin e veglave, pastaj
takoni >
SensMe™ slideshow.
2
Përzgjidhni muzikën dhe temën që dëshironi të përdorni për panoramën, pastaj
takoni . Aplikacioni i albumit analizon fotot tuaja dhe përdor të dhënat muzikore
të SensMe™ për të riprodhuar një panoramë.
3
Për të ndërprerë riprodhimin, takoni ekranin për të shfaqur komandat, pastaj
takoni .
Për të riprodhuar një video
1
Tek Albumi, gjeni dhe trokitni lehtë mbi videon që dëshironi të riprodhoni.
2
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Filmat> Vetëm një herë.
3
Nëse komandat e riprodhimit nuk shfaqen, trokitni lehtë në ekran për t'i shfaqur.
Për të fshehur komandant, trokitni lehtë përsëri në ekran.
Për të vënë në pauzë një video
1
Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar
kontrollet.
2
Takoni .
Për ta përparuar shpejt dhe rimbështjellë një video
1
Kur një video është duke u riprodhuar, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar
kontrollet.
2
Tërhiqeni treguesin e shiritit të përparimit majtas për të rikthyer ose djathtas për të
kaluar shpejt.
Për të rregulluar volumin e një videoje
•
Shtypni tastin e volumit.