Montimi
Një fletë plastike mbrojtëse është e bashkëngjitur në ekran. Duhet ta hiqni këtë fletë
përpara se të përdorni ekranin me prekje. Përndryshe, ekrani me prekje mund të mos
funksionojë siç duhet.
Për të hequr mbulesën e pasme
•
Futni një thua te boshllëku (siç tregohet në ilustrim) dhe ngrijeni mbulesën.
Për të vendosur mbulesën e pasme
1
Vendoseni mbulesën e pasme mbi anën e pasme të pajisjes, pastaj shtypni cepat
e poshtëm për t'i futur në vend.
2
Duke kaluar nga poshtë-lart, shtypni anët e mbulesës derisa mbulesa të klikojë në
vendin e saj.
Për të futur mikro kartën SIM
Nëse e futni mikro kartën SIM kur pajisja është e ndezur, pajisja riniset automatikisht.
•
Hiqni mbulesën e pasme, pastaj futni mikro kartën SIM në folenë e saj me
kontaktet me ngjyrë ari me drejtim nga poshtë.
Duhet të përdorni një mikro kartë SIM që pajisja juaj të punojë si duhet. Disa karta të
madhësisë standarde SIM ju lejojnë të hiqni një mikro kartë SIM të integruar. Pasi te jetë hequr
mikro karta SIM nga karta e madhësisë standarde SIM, nuk mund ta rivendosni atë dhe të
7
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
përdorni përsëri kartën e madhësisë standarde SIM. Nëse nuk keni një mikro kartë SIM ose
nëse karta juaj aktuale SIM nuk përmban një mikro kartë të heqshme SIM, kontaktoni me
operatorin e rrjetit tuaj për informacion se si të merrni ose të shkëmbeni kartën tuaj SIM.
Për të futur një kartë kujtese
1
Hiqni mbulesën e pasme.
2
Futni kartën e kujtesës në folenë e kartës së kujtesës me kontaktet me ngjyrë ari të
drejtuara poshtë.
Për të hequr mikro kartën SIM
1
Hiqni kapakun e pasmë.
2
Nxirrni kartën mikro SIM nga foleja e saj dhe hiqeni plotësisht.
8
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hequr kartën e kujtesës
1
Çaktivizoni telefonin ose çmontoni kartën e kujtesës nga
Cilësimet > Arkivi >
Çmonto kartën SD .
2
Hiqni mbulesën e pasme, pastaj tërhiqeni kartën e kujtesës jashtë për ta hequr.