Sony Xperia E4 - Kontrollimi i përdorimit të të dhënave

background image

Kontrollimi i përdorimit të të dhënave

Të dhënat janë informacione të dërguara nga pajisja juaj celulare ose të marra në të.

Mund të përdorni të dhënat në pajisjen tuaj kur qaseni në internet, të kontrolloni postën

tuaj elektronike, të luani lojëra, të përdorni aplikacione (për shembull, Facebook™,

Twitter™ e kështu me rradhë) dhe të tjera. Të dhëna mund të përdorin edhe detyrat në

sfond, si sinkronizimi ose shërbimet e vendndodhjes. Përdorimi i të dhënave faturohet në

bazë të sasisë së të dhënave të dërguara dhe të marra (megabajtë ose gigabajtë), dhe

ato mund të tarifohen sipas përdorimit ose si pjesë e një pakete të dhënash.

Për të ndezur ose fikur trafikun e të dhënave

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.

3

Zvarrisni rrëshqitësin pranë

Trafiku i të dhënave cel. për të ndezur ose fikur

trafikun e të dhënave.

Kur trafiku i të dhënave fiket, pajisja juaj ende mund të vendosë lidhje Wi-Fi® dhe Bluetooth®.

Për të cilësuar një paralajmërim të përdorimit të të dhënave

1

Sigurohuni se trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.

4

Për të cilësuar nivelin e paralajmërimit, tërhiqni vijën e paralajmërimit në vlerën e

dëshiruar. Merrni një njoftim paralajmërimi kur sasia e trafikut të të dhënave i

afrohet nivelit që cilësuat.

Për të cilësuar një kufi të përdorimit të të dhënave celulare

1

Sigurohuni që trafiku i të dhënave celulare është aktivizuar.

2

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.

4

Shenjoni kutinë e zgjedhjes

Cilëso kufirin e të dhënave cel. nëse nuk është

shenjuar, pastaj trokitni lehtë mbi

OK.

5

Për të cilësuar kufirin e përdorimit të të dhënave celulare, zvarritni vijën

korresponduese në vlerën e dëshiruar.

Sapo përdorimi i të dhënave celulare të arrjë kufirin e cilësuar, trafiku i të dhënave celulare në

pajisjen tuaj do të çaktivizohet automatikisht.

Për të kontrolluar përdorimin e të dhënave celulare të aplikacioneve të veçanta

1

Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë mbi

Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.

3

Gjeni dhe trokitni lehtë aplikacionin e dëshiruar.

4

Shenjoni kutinë e zgjedhjes për

Kufizo të dhënat në sfond.

5

Për t'u qasur në cilësime më specifike për aplikacionin (nëse disponohen), trokitni

lehtë mbi

Shih cilësimet e aplikacioneve dhe bëni ndryshimet e dëshiruara.

Funksionimi i aplikacioneve të veçanta mund të ndikohet nëse ndryshoni cilësimet që kanë

lidhje me përdorimin e të dhënave.

32

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të parë të dhënat e transferuara përme Wi-Fi®

1

Nga Ekrani bazë juaj, takoni .

2

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Përdorimi i të dhënave.

3

Takoni , kutinë e shënimit

Afisho përdorimin e Wi-Fi nëse nuk është e shënuar.

4

Trokitni lehtë mbi kartelën

Wi-Fi.