Sony Xperia E4 - Cilësimet e përgjithshme të kamerës

background image

Cilësimet e përgjithshme të kamerës

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të regjimit të fotografimit

Njohja automatike e skenës

Optimizoni cilësimet tuaja për t'iu përshtatur cilësdo skenë.

Me dorë

Rregulloni manualisht cilësimet e kamerës.

Drejtpërdrejt në YouTube

Transmetoni video të drejtpërdrejtë në YouTube™.

Efekti AR

Bëni foto ose video me skena dhe karaktere virtuale.

Efekti krijues

Zbatoni efektet te fotot ose videot.

Info-eye™

Gjeni më shumë informacione për atë që shikoni te pamori i kamerës.

Timeshift burst

Gjeni foton më të mirë nga një burst imazhesh.

Social live

Transmetoni video të drejtpërdrejtë në Facebook™.

Lëvizja panoramike

Nxirrni foto panoramike dhe me kënd të gjerë.

Sound Photo

Nxirrni foto me tingull në sfond.

Zbavitja AR

Luani në pamorin e kamerës tuaj me objekte virtuale dhe pasuroni fotot ose videot tuaja.

79

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Retushi i portretit

Nxirrni foto me stile portretesh në kohë reale.

Njohja automatike e skenës

Regjimi i njohjes automatike të skenës zbulon kushtet në të cilat po fotografoni dhe

rregullon automatikisht cilësimet për të siguruar që të nxirrni foton më të mirë të

mundshme.

Regjimi me dorë

Përdorni regjimin me dorë kur dëshironi të rregulloni me dorë cilësimet e kamerës për

bërjen e fotove dhe videove.

Efekti AR

Mund të përdorni efektet AR (realiteti i shtuar) në fotot ose videot tuaja dhe t'i bëni ato

më argëtuese. Kur përdorni kamerën, ky cilësim ju lejon të integroni skenda 3D në fotot

ose videot tuaja. Thjesht përzgjedhi skenën që dëshironi dhe rregulloni pozicionin e saj

në pamor.

Efekti krijues

Mund të zbatoni efekte të ndryshme në fotot ose videot tuaja. Për shembull, mund të

shtoni një efekt Nostalgjik për t'i bërë fotot të duken më të vjetra ose një efekt Skicë për

një imazh më argëtues.

Sweep Panorama

Mund të bëni foto me kënd të gjërë dhe panoramike nga drejtimi horizontal ose vertikal

me një lëvizje të thjeshtë shtyp-dhe-rrëshqit.

Për të bërë një foto panoramike

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .

3

Për të përzgjedhur një drejtim regjistrimit, trokitni lehtë mbi

.

4

Trokitni lehtë mbi ekran dhe lëvizni kamerën ngadalë dhe qëndrueshëm në drejtim

të lëvizjes së treguar në ekran.

Timeshift burst

Kamera nxjerr një burst me 31 foto në një dritare prej dy sekondash - një sekondë para

dhe pasi të trokitni te tasti i kamerës në ekran. Kështu që mund të ktheheni dhe të gjeni

imazhin e përsosur.

Për të përdorur Timeshift burst

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj përzgjidhni .

3

Nxirrni foto. Fotot e nxjerra shfaqen në miniaturë.

4

Lëvizni nëpër miniaturat dhe përzgjidhni foton që dëshironi të ruani, pastaj trokitni

lehtë mbi .

Drejtpërdrejt shoqëror

Drejtpërdrejt shoqëror është një modalitet i rregjistrimit të kamerës që ju lejon të kaloni

video drejtpërdrejt në faqen tuaj në Facebook™. Thjesht duhet të keni një lidhje aktive

me internetin dhe të keni hyrë në Facebook™. Videot mund të jenë deri në 10 minuta të

gjata.

80

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të transmetuar video drejtpërdrejtë duke përdorur drejtpërdrejt shoqëror

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj përzgjidhni .

3

Hyni në llogarinë tuaj në Facebook™.

4

Trokitni për të filluar transmetimin.

5

Për të bërë një foto gjatë transmetimit, trokitni .

6

Për të ndalur transmetimin, trokitni .

Retushi i portretit

Mund të përdorni tiparin Retushi i portretit për të zbatuar efektet e retushit në fotot

portret gjatë kohës që i bëni, që të arrini rezultatet më të mira. Mund të përdorni edhe

cilësimin e

Rrezja magjike për të ndriçuar dhe lëmuar lëkurën e subjektit gjatë shtimit të

një modeli projektori për sytë.

Për të përdorur tiparin e retushit të portretit

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Për të afishuar përzgjedhësin e stilit, rrëshqitni shpejt lart në ekran, pastaj

përzgjidhni një stil portreti për fotot tuaja.

4

Për të fshehur përzgjedhësin e stilit, trokitni lehtë mbi ekran ose rrëshqitni shpejt

poshtë.

5

Për të afishuar përzgjedhësin e kornizës, rrëshqitni shpejt në të majtë, pastaj

përzgjidhni një kornizë dekorative.

6

Për të fshehur përzgjedhësin e kornizës, trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës ose

rrëshqitni shpejt në të djathtë.

Për të përdorur tiparin e Magic beam

1

Aktivizoni kamerën.

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi .

3

Për të aktivizuar tiparin e Magic beam, trokitni lehtë mbi , pastaj zvarriteni

rrëshqitësin pranë

Rrezja magjike në të djathtë.

4

Për të zbatuar efektin e projektorit brenda syrit, përzgjidhni një model të

përshtatur.

Shkarkimi i aplikacioneve të kamerës

Mund të shkarkoni aplikacione falas ose me pagesë të kamerës nga Google Play™ ose

burime të tjera. Para se të nisni shkarkimin, sigurohuni që keni një lidhje funksionuese me

internetin, mundësisht nëpërmjet Wi-Fi®, për të kufizuar tarifat e trafikut të të dhënave.

Për të shkarkuar aplikacione të kamerës

1

Hapni aplikacionin e kamerës.

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Të shkarkueshmet.

3

Përzgjidhni aplikacionin që dëshironi të shkarkoni dhe ndiqni udhëzimet për të

përfunduar instalimin.

Hapja e shpejtë

Përdorni cilësimet e Hapjes së shpejtë për të hapur kamerën kur ekrani është i kyçur.

Vetëm hape

Pasi të zvarritni lart, kamera kryesore hapet nga regjimi i fjetjes.

Hape dhe fotografo

Pasi të zvarritni lart, fotokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe nxirret një foto.

Hape dhe regjistro videon

Pasi të zvarrisni lart, videokamera hapet nga regjimi i fjetjes dhe fillon regjistrimin.

Joaktiv

81

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Gjeoetiketimi

Etiketoni fotot me hollësitë se ku i nxorrët ato.

Marrja me prekje

Identifikoni një zonë të fokusit dhe pastaj prekni me gisht ekranin e kamerës. Fotoja

nxirret sapo të hiqni gishtin.

Tingulli

Zgjidhni të aktivizoni ose të çaktivizoni tingullin shkrepës.

Ruajtja e të dhënave

Mund të zgjidhni të ruani të dhënat tuaja ose në një kartë SD të heqshme ose në

hapësirën ruajtëse të brendshme.

Hapësira ruajtëse e brendshme

Fotot ose videot ruhen në kujtesën e pajisjes.

Karta SD

Fotot ose videot ruhen në kartën SD.

Balanca e të bardhës

Ky funksion rregullon balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit. Ikona e cilësimit të

balancës së të bardhës disponohet në ekranin e kamerës.

Automatike

Rregullon automatikisht balancën e ngjyrave sipas kushteve të ndriçimit.

Inkandeshente

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e një ndriçimi të butë si p.sh. nën llambat e dritave.

Fluoreshente

Rregullon balancën e ngjyrave për ndriçimin fluoreshent.

Dritë dite

Rregullon balancën e ngjyrave për kushtet e mjediseve të jashtme me diell.

Me re

Rregullon balancën e ngjyrave për një qiell me re.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.