Sony Xperia E4 - Cilësimet e videokamerës

background image

Cilësimet e videokamerës

Për të rregulluar cilësimet e videokamerës

1

Aktivizojeni kamerën.

2

Takoni një nga ikonat e cilësimeve në ekran.

3

Për të shfaqur të gjitha cilësimet, takoni .

4

Përzgjidhni cilësimin që dëshironi të rregulloni, pastaj bëni ndryshimet tuaja.

Pamja e përgjithshme e cilësimeve të videokamerës

Rezolucioni i videos

Rregulloni rezolucionin e videos për formatet e ndryshme.

HD e plotë

1920×1080(16:9)

Formati HD i plotë (Përcaktim i lartë i plotë) me raportin e pamjes 16:9.

HD

1280×720(16:9)

Formati HD (Përcaktim i lartë) me raportin e pamjes 16:9.

VGA

640×480(4:3)

Formati VGA me raportin e pamjes 4:3.

MMS

Regjistroni video të përshtatshme për t'u dërguar me mesazhe multimediale. Koha e regjistrimit e këtij formati

të videos është e kufizuar, në mënyrë që skedarët e videove të mund të përfshihen në një mesazh

multimedial.

Këto cilësime disponohen vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

86

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Kohëvonuesi

Duke përdorur kohëvonuesin, mund të regjistroni një video pa e mbajtur në dorë pajisjen.

Përdoreni për të regjistruar video grupi, ku të gjithë mund të jenë në video. Kohëvonuesin

mund ta përdorni edhe për të shmangur tronditjen e kamerës gjatë regjistrimit të videove.

Aktiv (10 s.)

Cilësoni një vonesë prej 10 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi i

videos.

Aktiv (2 s.)

Cilësoni një vonesë prej 2 sekondash, që nga trokitja e lehtë e ekranit të kamerës deri sa të fillojë regjistrimi i

videos.

Joaktiv

Videoja fillon të regjistrohet sapo të trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës.

Smile Shutter™(video)

Përdorni funksionin Smile Shutter™ për të përcaktuar se ndaj cilit lloj buzëqeshjeje të

reagojë kamera përpara regjistrimit të një videoje.

Mënyra e fokusimit

Cilësimi i fokusit kontrollon se cila pjesë e një videoje duhet të duket qartë. Kur fokusi

automatik i vazhdueshëm është aktiv, kamera vazhdon të rregullojë fokusin, në mënyrë

që zona brenda kornizës së bardhë të fokusit të qëndrojë e qartë.

Fokusi automatik i një subjekti

Kamera fokusohet automatikisht mbi objektin e përzgjedhur. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Dallimi i fytyrave

Kamera dallon automatikisht deri në pesë fytyra njerëzish, të treguara nga kornizat në ekran. Kamera

fokusohet automatikisht mbi fytyrën më të afërt. Gjithashtu mund të përzgjidhni se në cilën fytyrë të

fokusoheni duke trokitur lehtë mbi të në ekran. Kur trokitni lehtë mbi ekranin e kamerës, një kornizë e verdhë

tregon se cila fytyrë është e përzgjedhur dhe në fokus. Dallimi i fytyrës nuk mund të përdoret për të gjitha

llojet e skenave. Fokusi automatik i vazhdueshëm është aktiv.

Ndjekja e objektit

Kur përzgjidhni një objekt duke e prekur atë te pamori, kamera e gjurmon atë për ju.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

Dritëmatja

Ky funksion përcakton automatikisht një ekspozim të ekuilibruar mirë, duke matur sasinë

e dritës që bie në imazhin që dëshironi të fotografoni.

Në qendër

Rregullon ekspozimin në qendër të imazhit.

Mesatare

Llogarit ekspozimin sipas sasisë së dritës që bie në të gjithë imazhin.

Selektive

Rregullon ekspozimin në një pjesë shumë të vogël të imazhit që dëshironi të fotografoni.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e fotografimit

Me dorë.

Stabilizuesi i videos

Gjatë regjistrimit të një videoje, mund ta keni të vështirë ta mbani pajisjen pa lëvizur.

Stabilizuesi ju ndihmon duke kompensuar lëvizjet e vogla të dorës.

Mikrofoni

Përzgjidhni nëse do të rregjistroni tingullin përreth gjatë rregjistrimit të videos.

87

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Paraafishimi

Mund të zgjidhni të paraafishoni videot menjëherë pasi i xhironi.

Aktiv

Paraafishimi i videos shfaqet pasi e xhironi.

Modifiko

Videoja hapet për modifikim pasi e xhironi.

Joaktiv

Videoja ruhet pasi e xhironi dhe paraafishimi nuk shfaqet.

Blici

Përdorni dritën e blicit për të regjistruar video, kur ndriçimi është i pamjaftueshëm ose kur

ka dritë sfondi. Ikona e blicit të videove është e disponueshme vetëm në ekranin e

videokamerës. Kini parasysh që cilësia e videos mund të jetë ndonjëherë më e mirë pa

dritë, edhe nëse ndriçimi është i pamjaftueshëm.

Aktiv

Joaktiv

Përzgjedhja e skenës

Tipari i Përzgjedhjes së skenës ju ndihmon për ta konfiguruar shpejt kamerën për situata

të zakonshme, duke përdorur skenat e paraprogramuara të videos. Kamera përcakton

një numër cilësimesh që të përshtatni skenën e përzgjedhur, duke siguruar videon më të

mirë të mundshme.

Joaktiv

Tipari i Përzgjedhjes së skenës është joaktiv dhe mund të regjistroni video me dorë.

Marrje artistike

Përdoreni për xhirimin e videove me sfonde të buta.

Peizazh

Përdoreni për video peizazhi. Kamera fokusohet në objekte të largëta.

Natën

Kur aktivizohet, ndjeshmëria ndaj dritës shtohet. Përdoreni në mjedise me ndriçim të dobët. Videot e

objekteve që lëvizin me shpejtësi mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur ose përdorni një

mbështetëse. Për të përmirësuar cilësinë e videos, çaktivizojeni regjimin për natën kur kushtet e

ndriçimit janë të mira.

Plazh

Përdoreni për videot e skenave buzë detit ose buzë liqenit.

Borë

Përdoreni në mjedise të ndritshme për të shmangur videot e mbiekspozuara.

Sporte

Përdoreni për video objektesh që lëvizin me shpejtësi. Koha e shkurtër e ekspozimit e minimizon

turbullimin prej lëvizjes.

Festë

Përdoreni për video në mjedise të brendshme me ndriçim të pamjaftueshëm. Kjo skenë kap ndriçimin

e sfondit në mjedise të brendshme ose dritën e qirinjve. Videot e objekteve që lëvizin me shpejtësi

mund të jenë të turbullta. Mbajeni dorën të palëvizur ose përdorni një mbështetëse.

Ky cilësim disponohet vetëm në regjimin e marrjes

Me dorë.

88

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.