Duke regjistruar ekranin tuaj
Mund të përdorni tiparin e regjistrimit të ekranit për të regjistruar video të asaj që po
ndodh në ekranin e pajisjes tuaj. Ky tipar është i dobishëm, për shembull, kur dëshironi të
krijoni tutoriale ose të rregjistroni video ndërsa luani një lojë në pajisjen tuaj. Videoklipet e
regjistruara ruhen automatikisht në Album.
21
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Pamja e përgjithshme e shkurtoreve dhe dosjeve
1
Minimizoni/Rizmadhoni dritaret e ekranit të regjistrimit
2
Regjistroni ekranin tuaj
3
Regjistroni ekranin tuaj kur kamera e përparme është aktivizuar
4
Qasuni tek cilësimet e regjistrimit të ekranit
5
Mbyllni dritaren e regjistrimit të ekranit
Për të rregjistruar ekranin tuaj
1
Shtypni dhe mbani shtypur për pak çaste tastin e energjisë derisa të shfaqet një
dritare e mesazhit.
2
Trokitni lehtë mbi .
3
Kur dritarja e rregjistrimit të ekranit të jetë e hapur, trokitni lehtë mbi . Shfaqet
matësi i kohës për rregjistrimin.
4
Për të ndalur regjistrimin e ekranit, trokitni lehtë matësin e kohës, pastaj trokitni
lehtë mbi .
Për të regjistruar ekranin tuaj kur kamera e përparme është aktivizuar
1
Kur dritarja e regjistrimit të ekranit është e hapur, trokitni lehtë mbi për të bërë
që të shfaqet dritarja e rregjistrimit të ekranit të kamerës së përparme.
2
Për të filluar rregjistrimin e ekranit tuaj dhe videon e regjistruar nga kamera e
përparme, trokitni lehtë mbi .
3
Për të ndalur regjistrimin, trokitni lehtë matësin e kohës, pastaj trokitni lehtë mbi .
4
Për të çaktivizuar dritaren e rregjistrimit të ekranit të kamerës së përparme trokitni
lehtë mbi .
Kur hapet dritarja e rregjistrimit të ekranit të kamerës së përparme, zvarrisni për të
ndryshuar madhësinë e dritares dhe trokitni lehtë mbi për të rregjistruar një foto.
Për të parë rregjistrimet e fundit të ekranit
•
Pasi përfundojnë rregjistrimet tuaja të ekranit, zvarrisni shiritin e gjendjes poshtë,
pastaj trokisni lehtë për të parë rregjistrimet tuaja të fundit të ekranit.
Gjithashtu mund të shihni rregjistrimet e ekranit tuaj në aplikacionin Album.