Navigimi nëpër aplikacione
Mund të navigoni midis aplikacioneve duke përdorur tastet e navigimit, shiritin e të
preferuarave dhe dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundi, që ju lejon të kaloni me
lehtësi midis të gjitha aplikacioneve të përdorura së fundi. Disa aplikacione mbyllen kur
shtypni për të dalë, ndërsa të tjerat ndërpriten ose vazhdojnë të ekzekutohen në
sfond. Nëse aplikacioni ndërpritet ose ekzekutohet në sfond, mund të vazhdoni atje ku e
latë herën tjetër që do të hapni aplikacionin.
Pamja e përgjithshme e navigimit nëpër aplikacione
1
Dritarja e aplikacioneve të përdorura së fundi - Hapni një aplikacion të përdorur së fundi
2
Shiriti i të preferuarave – Hapni një shkurtore për t'u qasur tek aplikacionet ose widget-et
3
Tasti i navigimit të detyrave – Hapni aplikacionet e përdorura së fundi dhe shiritin e të preferuarave
4
Tasti i navigimit të ekranit bazë – Dilni nga një aplikacion dhe kthehuni në ekranin bazë
5
Tasti i navigimit prapa - Kthehuni tek ekrani i mëparshëm brenda një aplikacioni ose mbyllni aplikacionin
Për të hapur dritaren e aplikacioneve të përdorura së fundmi
•
Shtypni .
Për të mbyllur të gjitha aplikacionet e përdorura së fundmi
•
Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Mbyll të gjitha.
Për të hapur një meny në një aplikacion
•
Kur po përdorni aplikacionin, shtypni .
Jo të gjitha aplikacionet kanë meny.
17
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.