Menyja e ekranit bazë të Walkman®
Menyja e ekranit bazë të Walkman® ju jep një pamje të përgjithshme të të gjitha këngëve
në pajisjen tuaj. Që këtu, mund të menaxhoni albumet dhe listat tuaja të dëgjimit, si dhe
të organizoni muzikën tuaj sipas gjendjes shpirtërore dhe ritmit me anën e kanaleve të
SensMe™.
70
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hapur menyrë e ekranit fillestar të Walkman®
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi , pastaj gjeni dhe trokitni lehtë mbi .
2
Zvarrisni buzën e majtë të ekranit nga e djathta.
Për t'u kthyer në ekranin bazë të Walkman®
•
Kur menyja e ekranit bazë të Walkman® është e hapur, trokitni lehtë mbi
Ekrani
bazë.
•
Kur menyja e ekranit bazë të Walkman® është e hapur, trokitni lehtë mbi ekranin
në të djathtë të menysë.
Për të përditësuar muzikën tuaj me informacionin më të ri
1
Nga ekrani bazë i Walkman®, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi
Shkarko informac. për muzikën > Nis. Pajisja juaj kërkon në linjë
dhe shkarkon ilustrimin më të fundit të disponueshëm të albumit dhe informacionin
e këngës për muzikën tuaj.
Aplikacioni SensMe™ channels aktivizohet kur shkarkoni informacionin muzikor.
Për të aktivizuar aplikacionin SensMe™ channels
•
Nga ekrani bazë i Walkman®, trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi
Shkarko informac. për muzikën > Nis.
Ky aplikacion kërkon një lidhje me rrjetin celular ose Wi-Fi®.
Për të modifikuar informacionin për muzikën
1
Nga aplikacioni Walkman®, trokitni lehtë mbi .
2
Trokitni lehtë mbi
Modifiko info. e muzikës.
3
Futni informacionin e ri ose bëni ndryshimet që dëshironi.
4
Kur të mbaroni, trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Për të fshirë një këngë
1
Nga menyja e ekranit bazë të Walkman®, shfletoni te kënga që dëshironi të fshini.
2
Prekni dhe mbani titullin e këngës, pastaj trokitni lehtë mbi
Fshi nga lista që
shfaqet.
3
Trokitni përsëri lehtë mbi
Fshi për të konfirmuar.