Përditësimi i pajisjes tuaj
Duhet ta përditësoni softuerin në pajisjen tuaj për të marrë funksionalitetet, përmirësimet
dhe korrigjimet e gabimeve më të fundit, që të siguroni funksionimin optimal. Kur është i
disponueshëm një përditësim softueri, në shiritin e gjendjes shfaqet . Gjithashtu, mund
të kontrolloni me dorë për përditësime të reja.
Mënyra më e lehtë për të instaluar një përditësim softueri është ta bëni pa tel nga pajisja
juaj. Por disa përditësime nuk janë të disponueshme për shkarkimin pa tel. Pastaj duhet
të përdorni softuerin Xperia™ Companion në një PC ose një kompjuter Apple
®
Mac
®
për
të përditësuar pajisjen tuaj.
Për më shumë informacion mbi përditësime të softuerit, shkoni te
www.sonymobile.com/update.
Kapaciteti i pamjaftueshëm i mbetur i ruajtjes mund të parandalojë përditësime. Sigurohuni se
keni kapacitet të mjaftueshëm të ruajtjes përpara orvatjes për të përditësuar.
Për të kontrolluar për softuer të ri
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Update Center.
Përditësimi i pajisjes tuaj me valë
Përdorni aplikacionin e Qendrës së Përditësimit për të përditësuar pajisjen tuaj me valë.
Ajo trajton si përditësimet e aplikacionit ashtu edhe përditësimet e sistemit dhe gjithashtu
mund të lehtësojë shkarkimin e aplikacioneve të reja të krijuara për pajisjen tuaj.
Përditësimet që mund të shkarkoni përmes një rrjeti celular varen nga operatori juaj.
Rekomandohet të përdorni një rrjet Wi-Fi® në vend të një rrjeti celular për të shkarkuar
softuer të ri, në mënyrë që të mund të shmangni kostot e trafikut të të dhënave.
Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të sistemit
1
Nga ekrani juaj fillestar trokitni .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Update Center.
3
Përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të sistemit, pastaj trokitni lehtë mbi
Shkarko.
4
Kur shkarkimi ka mbaruar, trokitni lehtë mbi
Instalo dhe ndiqni udhëzimet në ekran
për të përfunduar instalimin.
Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të aplikacionit
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Update Center.
3
Përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të aplikacionit, pastaj trokitni lehtë mbi
Përditëso. Përditësimi instalohet automatikisht pas shkarkimit.
115
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të instaluar një aplikacion të ri
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Update Center.
3
Përzgjidhni aplikacionin e dëshiruar, pastaj trokitni lehtë mbi
Instalo. Aplikacioni
instalohet automatikisht pas shkarkimit.
Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të sistemit nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimeve.
2
Lëvizni poshtë dhe përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të sistemit, pastaj trokisni
lehtë mbi
Shkarko.
3
Kur shkarkimi ka mbaruar, trokitni lehtë mbi
Instalo dhe ndiqni udhëzimet në ekran
për të përfunduar instalimin.
Për të shkarkuar dhe instaluar një përditësim të aplikimit nga paneli i njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimeve.
2
Lëvizni poshtë dhe përzgjidhni përditësimin e dëshiruar të aplikacionit, pastaj
trokisni lehtë mbi
Përditëso. Përditësimi instalohet automatikisht pas shkarkimit.
Për të instaluar një aplikacion të ri nga paneli i Njoftimeve
1
Tërhiqeni poshtë rripin e gjendjes për të hapur panelin e njoftimeve.
2
Lëvizni poshtë dhe përzgjidhni aplikacionin e dëshiruar, pastaj trokisni lehtë mbi
Instalo. Aplikacioni i ri instalohet automatikisht pas shkarkimit.
Përditësimi i pajisjes tuaj duke përdorur një kompjuter
Mund të shkarkoni dhe të instaloni përditësime të softuerit në pajisjen tuaj duke përdorur
një kompjuter me një lidhje me Internetin. Ju nevojitet një kabllo USB dhe një PC ose një
kompjuter Apple
®
Mac
®
që përdor softuerin Xperia™ Companion.
Nëse nuk keni softuerin Xperia™ Companion të instaluar në kompjuterin e duhur, lidhni
pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur një kabllo USB dhe ndiqni udhëzimet e instalimit
në ekran.
Për të përditësuar pajisjen tuaj duke përdorur një kompjuter
1
Sigurohuni se softueri Xperia™ Companion është instaluar në PC ose kompjuterin
Apple
®
Mac
®
tuaj.
2
Duke përdorur një kabllo USB, lidheni pajisjen me një kompjuter.
3
Kompjuter: Hapni softuerin Xperia™ Companion. Pas disa momentesh,
kompjuteri zbulon pajisjen tuaj dhe kërkon për softuer të ri.
4
Kompjuter: Nëse zbulohet një përditësim i ri i softuerit, shfaqet një dritare pop-up.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të ekzekutuar përditësimet përkatëse të softuerit.
Kur lidhni pajisjen me kompjuterin përmes një kabllo USB, ju kërkohet të instaloni softuerin ose
të anulloni, përveç kur keni përzgjedhur më parë
Mos e afisho përsëri.