Paneli i paraafishimit të postës elektronike
Një panel i paraafishimit është i disponueshëm për shikimin dhe leximin e mesazheve
tuaja të postës elektronike. Pasi ta aktivizoni, mund ta përdorni për të parë njëkohësisht
listën e mesazheve të postës elektronike dhe një nga mesazhet e përzgjedhura të postës
elektronike.
Për të ndryshuar cilësimet e panelit të paraafishimit të postës elektronike
1
Nga Ekrani bazë juaj, trokitni lehtë mbi ikonën e ekranit të Aplikacioneve , pastaj
gjeni dhe trokitni lehtë mbi
PE.
2
Trokitni lehtë mbi ikonën e Menysë , pastaj trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Ndaj
pamjen.
3
Përzgjidhni një opsion ose një kombinim opsionesh, pastaj trokitni lehtë mbi
OK.
Për të lexuar mesazhet e postës elektronike duke përdorur panelin e paraafishimit
1
Sigurohuni se paneli i parafishimit është aktivizuar.
2
Hapni kutinë në hyrje të postës tuaj elektronike.
3
Lëvizni lart ose poshtë dhe trokitni lehtë mbi mesazhin e postës elektronike që
dëshironi të lexoni.
4
Për të parë mesazhin e postës elektronike në formatin e ekranit të plotë, trokitni
lehtë mbi shiritin e ndarjes (që ndodhet midis listës së postës elektronike dhe
tekstit kryesor të saj).
5
Për t'u kthyer në pamjen e zakonshme të kutisë në hyrje, trokitni lehtë përsëri mbi
shiritin e ndarjes.