Sony Xperia E4 - Personalizimi i tastierës Xperia

background image

Personalizimi i tastierës Xperia

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, mund të qaseni në cilësimet e tastierës

dhe në cilësimet e tjera të futjes së tekstit që ju ndihmojnë, për shembull, të cilësoni

opsionet për gjuhët e shkrimit, parashikimin e tekstit dhe korrigjimin, futjen automatike të

hapësirave dhe pikat e shpejta. Për të mësuar stilin tuaj të shkrimit, tastiera mund të

përdorë të dhënat nga Posta elektronike dhe aplikacionet e tjera. Ekziston edhe një

udhëzues personalizimi i cili ju udhëzon për cilësimet më themelore, që të filloni shpejt.

Për të përdorur cilësimet e tastierës në ekran

1

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë , pastaj trokitni lehtë

Cilësimet e tastierës dhe ndryshoni cilësimet

sipas dëshirës.

3

Për të shtuar gjuhën e shkrimit për futjen e tekstit, trokitni lehtë mbi

Gjuhët e

shkrimit dhe shenjoni kutitë përkatëse të zgjedhjes.

4

Trokitni lehtë mbi

OK për të konfirmuar.

Për të ndryshuar cilësimet e sugjerimit të fjalëve

1

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet e tastierës>

Sugjerimet e fjalëve.

3

Përzgjidhni një opsion.

Për të zgjedhur një metodë të futjes

1

Kur futni tekst me anë të tastierës në ekran, zvarriteni poshtë shiritin e gjendjes për

të hapur panelin e njoftimeve dhe pastaj trokitni lehtë mbi

.

2

Përzgjidhni një opsion.

Për të përdorur stilin tuaj të të shkruarit

1

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi , pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet e tastierës > Përdor stilin

tim të të shkruarit dhe përzgjidhni një burim.

Për të përzgjedhur një variant të strukturës së tastierës

Variantet e strukturës për tastierën në ekran mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha

gjuhët e shkrimit.

1

Kur futni tekst duke përdorur tastierën në ekran, trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet e tastierës.

3

Trokitni lehtë mbi

Gjuhët e shkrimit dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

4

Përzgjidhni një variant të strukturës së tastierës.

5

Trokitni lehtë mbi

OK për të konfirmuar.

46

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.