Përdorimi i shërbimeve të vendndodhjes
Shërbimet e vendndodhjes lejojnë aplikacione si Harta dhe kamerën të përdorin
informacion nga rrjetet Wi-Fi® si dhe informacion të Sistemit të Pozicionit Botëror (GPS)
për të përcaktuar vendndodhjen tuaj me afërsi. Nëse nuk jeni brenda një vije të hapur
shikimi me satelitët GPS, pajisja juaj mund të përcaktojë vendndodhjen tuaj duke
përdorur funksionin Wi-Fi® function.
Në mënyrë që të përdorni pajisjen tuaj për të gjetur se ku jeni, duhet të aktivizoni
shërbimet e vendndodhjes.
Për të aktivizuar shërbimet e vendndodhjes
1
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë mbi
Cilësimet > Vendndodhja.
3
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Vendndodhja në të djathtë.
4
Trokitni lehtë mbi
Pranoj për të konfirmuar.
Për të lejuar qasjen e aplikacioneve të Google në vendndodhjen tuaj
1
Sigurohuni se keni hyrë në llogarinë tuaj Google™ nga pajisja juaj.
2
Nga Ekrani bazë, trokitni lehtë mbi .
3
Gjeni dhe takoni
Cilësimet > Google > Vendndodhja.
4
Zvarriteni rrëshqitësin pranë
Vendndodhja në të djathtë.
5
Trokitni lehtë mbi
Pranoj për të konfirmuar.
Përmirësimi i saktësisë së GPS-së
Herën e parë që përdorni funksionin GPS në pajisjen tuaj, mund të duhen 5 deri në 10
minuta që të gjendet vendndodhja juaj. Për të ndihmuar kërkimin, sigurohuni se nuk ka
pengesa midis jush dhe qiellit. Qëndroni pa lëvizur dhe mos mbuloni antenën GPS (zona
e theksuar në imazh). Sinjalet GPS mund të kalojnë përmes reve dhe plastikës, por jo
përmes shumicës së objekteve të ngurta, të tilla si ndërtesat dhe malet. Nëse
vendndodhja juaj nuk gjendet brenda disa minutash, zhvendosuni në një vendndodhje
tjetër.